Ballina Lajme Bota/Rajoni Pezullimet nga Coronavirus/ Kryhet fluturimi i parë ajror nga Europa në Kinë...

Pezullimet nga Coronavirus/ Kryhet fluturimi i parë ajror nga Europa në Kinë pas 5 muajsh

73
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Duket se situata paraqitet më e normalizuar pasi një avion i kompanisë “Air France” nga Parisi u ul sot në Shanghai.

Kjo ngjarje shihet si “gur themeli” pas pesë muajsh ndërprerje për shkak të COVID-19.

Shumica e pasagjerëve ishin kinezë, pjesa tjetër ishin kryesisht francezë dhe europianë të tjerë.

“Avioni i parë, sinonim i rifillimit të fluturimeve të rregullta të “Air France”, u ul në mënyrë të sigurt në Shanghai”, tha kompania në rrjetin social kinez Weibo.

Ky ishte fluturimi i parë i rregullt tregtar nga një kompani europiane për në Kinë, në disa muaj.

---- ----
----
-----
-----