Ballina Sport Pësoi gol nga mesi i fushës, Etrit Berisha: E vetmja mundësi që...

Pësoi gol nga mesi i fushës, Etrit Berisha: E vetmja mundësi që mund të shënonte Kazakistani, nuk më interesojnë kritikat

33
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në krah të trajnerit Edi Reja, në konferencën e sotme për shtyp ka folur dhe kapiteni i skuadrës Etrit Berisha.

Berisha ka komentuar kritikat që kanë ardhur në drejtim pas pësimit të golit nga mesi i fushës në takimin kundër Kazakistanit.

“Një gol që mund të ishte i evitueshëm. Nuk rri shikoj çfarë kanë shkruajtur dhe çfarë kanë bërë. Vendosja ime ishte më e lartë se duhet. E di ku ishte gabime. Kazakistani nuk mund të na rrezikonte ndryshe, ajo ishte e vetmja mundësi”, tha Berisha.

Në vijim ai foli për përballjen e nesërme kundër Bjellorusisë.

Nuk mendoj se ishin në vështirësi të madhe. Nuk e patëm ndjesinë që Kazakistani mund të shënonte. Duhet të bëjmë më mirë dhe të korrigjojmë gabimet që kemi bërë më herët. Ndeshja që zhvilluam atje ishte pozitive dhe mendoj që na jep mundësi edhe për këtë ndeshje.

Sfida me Kazakistanin ishte shumë e rëndësishme, ishte një hap i mbarë. Fillimi i mbarë, ishte gjysma e punës. Unë mendoj që kualitetin e kemi, duhet të jemi të qetë”.

Kemi kualitet më të lartë se ekipet e tjera. Duhet të futemi të qetë për të fituar ndeshjen. Gjithë çunat janë të vetëdishëm që duhet të japim maksimumin”, deklaroi kapiteni Berisha. (TemA)

 

---- ---- ----
-----