Ballina Lajme nacionale Pësoi debakël në Prishtinë, lajmërohet Shpend Ahmeti

Pësoi debakël në Prishtinë, lajmërohet Shpend Ahmeti

34
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka thënë se edhe pse ende nuk ka përfunduar numërimi i të gjitha votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet janë pothuajse të qarta. Përmes Facebook’ut ai ka uruar partinë fituese.

Ahmeti ka shkruar se po presin rezultatet përfundimtare, por që tani ka uruar partinë fituese.

“Presim rezultatet përfundimtare dhe certifikimin zyrtar por zotohemi se do të vazhdojmë të luftojmë për barazi, mirëqenie e solidaritet e për zhvillimin e shtetit tonë. Edhe pse ende nuk ka përfunduar numërimi i krejt votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet pothuajse janë të qarta. Pa marr parasysh se kush fiton, shfrytëzoj rastin të uroj fituesin, qoftë ajo Lëvizja Vetëvendosje apo Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

Partia e Ahmetit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare ka qenë në koalicion me AAK’në e Ramush Haradinajt.

Nga votat e numëruara deri më tani, KQZ’ja nxjerr fituese Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, pas së cilës është LDK’ja e Isa Mustafës që kandidate për kryeministre kishte Vjosa Osmanin.

---- ----
----
----- ----
-----