

Aktorja e famshme e “Little Women: Atlanta”, Ashley Ross, ka humbur jetën në moshën 34-vjeçare.
Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga publicist i saj, Liz Dixson. Ai bëri një postim në “Instagram” dedikuar aktores së re.
E njohur si Ms Minnie, Ross vdiq si pasojë e një aksidenti rrugor të hënën. Aktorja nuk arriti që ti mbijetojë dot plagëve të marra.
Mediat e huaja shkruajnë se aksidenti ndodhi të dielën rreth orës 23:00 dhe Ms Minnie vdiq rreth 24 orë më vonë në Grady Memorial Hospital në Atlanta.
“Familja kërkon respektimin e privatësisë gjatë kësaj kohe të vështirë,”- shtoi deklarata.
“Ishte një person i ëmbël dhe me zemër të madhe,”- shtoi Dixon.