Ballina Lajme nacionale Pesë persona të infektuar me koronavirus në Kosovë janë në gjendje të...

Pesë persona të infektuar me koronavirus në Kosovë janë në gjendje të rëndë

65
SHPËRNDAJE

Pesë persona të infektuar me COVI-19 në Kosovë janë në gjendje të rëndë. Lajmin e dha ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një video-konference për media, ku informoi se në mesin e të infektuarve me koronavirus, 31 persona janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe janë në gjendje të qëndruseshme.

“Qeveria e Kosovës ditë më parë ka ndërmarrë masën e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve. Kërkojmë që koha e lejuar për qarkullim të mos kuptohet në asnjë mënyrë si një hapësirë për t’u grumbulluar por të respektojmë pikën që lëvizjet në rrugë të mos bëhen më shumë se 2 persona e gjithmonë duke mbajtur distancën në 2 metra”, tha Vitia.

Ai ka bërë thirrje që të respektohen masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

“Testet e reja me porosi kanë arritur në IKSHPK, kemi bërë kërkesë edhe për 10 mijë teste të reja. Po vazhdojnë njëkohësisht donacionet dhe ndihmat e ndryshme. Ju bëjmë thirrje për shtim në angazhimin e juaj në këtë situatë. Ruajeni shëndetin e juaj dhe të familjarëve tuaj e komshinjve. Kjo situatë do të kalojë andaj ju lutem që të keni kujdes. Ju lutemi që të keni durimin që këto javë t’i kalojmë sipas këshillave e rekomandimeve”, tha ai.

----- ----- ----- -----