Ballina Lajme nacionale Përtej politikës: Kur do të hapet Kizhevaku dhe Sijenica?!

Përtej politikës: Kur do të hapet Kizhevaku dhe Sijenica?!

14
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Nga Linda Karadaku

Në pranverë pritet të rifillojnë punimet në varrezën masive të Kizhevakut në Serbi, ku pritet të nxirren mbetje mortore të shqiptarëve të Kosovës, të cilët u ekzekutuan nga forcat serbe dhe trupat e tyre u transportuan në Serbi për të fshehur gjurmët e krimeve.

“Në Kizhevak do të punojmë midis 3 dhe 4 javë pune dhe pas Kizhevakut do t’i qasemi edhe një vendi tjetër, që ndodhet në afërsi të qytetit të Sijenicës, që është gjithashtu një minierë e thëngjillit dhe që do të kontrollohet sepse vitin e kaluar kemi bërë inspektimin e vendit dhe dyshohet se edhe aty mund të ketë varrezë masive,” thotë Dr. Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës.

“Dy-tri herë janë lëvizur (trupat), zhvarrosur dhe ri-varrosur, ashtu si në poligonin e gjuajtjes në Prizren, ku një pjesë e trupit të një njeriu të vrarë në poligonin e gjuajtjes është gjetur në Batajnicë, një pjesë tjetër është gjetur në një varrezë të improvizuar në kufi me Shqipërinë në Vërmicë, pastaj jemi rikthyer përsëri në vendin e vrasjes ku sipas informacioneve ka ndodhur, edhe aty kemi gjetur një pjesë. Në 3 vende është gjetur I njëjti trup, nga disa pjesë kockore dhe ende nuk është I kompletuar. Këto tre vende janë me një distancë, për shembull, Prizren-Beograd, gati 500 kilometra.”  /abcnews.al/

The post Përtej politikës: Kur do të hapet Kizhevaku dhe Sijenica?! appeared first on Abc News.

---- ----
-----