Ballina Lajme nacionale Personit që shkeli dy këmbësore në “Rrugën B” i ashpërsohet dënimi

Personit që shkeli dy këmbësore në “Rrugën B” i ashpërsohet dënimi

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

I ashpërsohet dënimi të akuzuarit që shkeli dy këmbësore në “Rrugën B”.

Gjykata e Apelit, e ka aprovuar ankesën e prokurorisë themelore, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 4 mars të këtij viti në rastin e të akuzuarit L.M. për shkak të veprës penale “Rrezikim i trafikut publik” .

Aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim, ashtu që nga 3 vjet e 6 muaj burgim, të akuzuarit dënimi i është rritur në 5 vjet.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, rrethanat e konstatuara dhe të vlerësuara nga gjykata e shkallës së parë nuk justifikojnë shqiptimin e dënimit më burg në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muajve, si të mjaftueshëm për arritjen e qëllimit të dënimit, për veprën penale në fjalë, në të cilën kanë humbur jetën dy persona F.R. 23 vjeçare dhe L.A. 30 vjeçare, ngase nuk është në proporcion me intensitetin e të mirës së mbrojtur, e as me shkallën e përgjegjësisë penale të akuzuarit si ekzekutor.

Aksidenti kishte ndodhur në muajin tetor të vitit të kaluar ku si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën një 30-vjeçare dhe 23-vjeçare.

---- ----
----
----- ----
-----