Ballina Showbiz Personazhet kryesorë të këtyre filmave, përfunduan të martuar në jetën reale

Personazhet kryesorë të këtyre filmave, përfunduan të martuar në jetën reale

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Personazhet kryesorë të këtyre filmave, përfunduan të martuar në jetën reale

Shumë aktorë të famshëm e gjetën dashurinë e jetës gjatë xhirimeve. Pavarësisht si ndryshuan gjërat rrugës, historitë ishin të zjarrta…

1. Mr. & Mrs. Smith — Brad Pitt dhe Angelina Jolie

Ky ishte filmi që shënjoi fundin e martesës së Brad dhe Jennifer Aniston dhe fillimin e dashurisë me Angelina Jolie. 12 vite më vonë, pas një martese dhe 6 fëmijëve, Pitt dhe Jolie i dhanë fund marrëdhënies së shumëpërfolur.

2. Days of Thunder — Tom Cruise dhe Nicole Kidman

Pasi u takuan në 1989 teksa xhironin bashkë, Kidman dhe Cruise u dashuruan dhe qëndruan për 11 vite të martuar. Dyshja adoptoi dy fëmijë, për t’u divorcuar në 2001-in. Sot aktorja është e martuar me muzikantin Keith Urban.

3. Vicky Cristina Barcelona — Penélope Cruz dhe Javier Bardem

Çifti model u panë për herë të parë gjatë xhirimeve të një filmi në 1992-in. U deshën shumë vite për që gjërat të shkonin në tjetër nivel mes tyre. Në 2008-ën, kur u takuan në xhirimet e Vicky Cristina Barcelona nisën romancën e zjarrtë që përfundoi në martesë në 2010-ën. Sot Bardem dhe Cruz janë prindër të dy fëmijëve.

4. Daredevil — Jennifer Garner dhe Ben Affleck

Kur ata ranë në dashuri me njëri tjetrin teksa xhironin në 2002-in, Garner ishte e martuar me Scott Foley ndërsa Ben i lidhur me Jennifer Lopez. Gjithsesi, nisën një marrëdhënie dhe përfunduan të martuan. Çifti u nda në 2017-ën, pas 10 vitesh martesë dhe 3 fëmijëve.

5. Black Swan — Natalie Portman dhe Benjamin Millepied

Natalie Portman e takoi bashkëshortin e saj teksa xhironte në 2010-ën. Ai punonte si kërcimtar dhe bëri koreografinë e filmit, ku u dashuruan me njëri-tjetrin. Në 2012-in u martuan dhe sot janë prindër të dy fëmijëve.

Burimi/brightsight

Personazhet kryesorë të këtyre filmave, përfunduan të martuar në jetën reale
Zenilda Beqaj

---- ----
----
----- ----
-----