Ballina Lajme nacionale Personat nga shtetet me rrezik për Covid-19, nuk mund të hyjnë në...

Personat nga shtetet me rrezik për Covid-19, nuk mund të hyjnë në Kosovë pa test

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj foli  për situatën epidemiologjike ne vend në një konferencë për media.

Ai tha se fakti që vendet perëndimore e kanë larguar Kosovën nga lista e zezë e lëvizjes sa i përket situatës me Covid-19 është inkurajuese.

Sa i përket hapjes së kufirit me Maqedoninë e Veriut  Zemaj tha se shpreson që nesër qeveria e Maqedonisë së Veriut do të largojë nevojën që qytetarët e Kosovës të hynë në këtë vend me testin negativ të RT-PCR.

Zemaj tha se të gjithë persona që vijnë nga shtetet me numër të madh të të infektuarve, nuk mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR.

“Ajo çka kemi bërë si Ministri e Shëndetësisë dhe Qeveri e Republikës së Kosovës , e kemi vendosur masën se të gjitha shtetet të cilat janë potencial shpërndarjes të infeksionit nuk mund të hyjnë shtetasit e tyre në Kosovë pa testin PCR, por edhe nëse  hyjnë duhet të shkojnë në vëtizolim për 7 ose 14 ditë sipas nevojës dhe vlerësimit epidemiologjik”,  tha Zemaj./21Media

The post Personat nga shtetet me rrezik për Covid-19, nuk mund të hyjnë në Kosovë pa test appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----