Ballina Lajme Bota/Rajoni Përshkroi gjithë botën me biçikletë, çiklisti izraelit përplaset për vdekje nga autobusi...

Përshkroi gjithë botën me biçikletë, çiklisti izraelit përplaset për vdekje nga autobusi në afërsi të shtëpisë

65
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------

Çiklisti nga Izraeli, Roei Sadan, 39-vjeç, përshkroi me biçikletë thuajse të gjithë botën, por ndërroi jetë në afërsi të shtëpisë, pasi u godit nga një autobus. Sadan gjatë periudhës 2007 deri në 2011, kishte vizituar me biçikletë 42 vende në gjashtë kontinente të ndryshme.

Atë e përplasi autobusi para shtëpisë në Rosh HaNikra. Pas përplasjes së fuqishme, çiklisti u dërgua me shpejtësi në spital, por për fat të keq ndërroi jetë dy ditë më vonë.

Sadan në një prononcim për Juresalem Post, ka thënë:

“Teksa kaloj nëpër kontinente, nuk jam vetëm, i vizitoj ambasadat izrealite nëpër botë, mbaj ligjërata nëpër shkolla dhe po i tregoj botës rreth Izraelit. Disa po më quajnë ‘ambasador me rrota”.

Sadan e nisi këtë rrugëtim nga pjesa veriore e Alaskës, kaloi përmes Amerikës Qendrore dhe Jugore, e më pas, mbërriti deri në jug të Afrikës, duke u kthyer sërish në Izrael.

The post Përshkroi gjithë botën me biçikletë, çiklisti izraelit përplaset për vdekje nga autobusi në afërsi të shtëpisë appeared first on KOHA.

---- ----
-----