Ballina Lajme nacionale Përsëri rinumërim, ky është vendimi i fundit i KQZ-së

Përsëri rinumërim, ky është vendimi i fundit i KQZ-së

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

KQZ-ja merr vendim të rinumërohen edhe 3 vendvotime, 1 tjetër po shqyrtohet.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim që të rinumërohen edhe tri vendvotime, dy në Podujevë dhe një në Prizren. Ndërkaq, një tjetër në Skenderaj, mbetet në shqyrtim.

----

Në mbledhjen e KQZ-së, u kërkua edhe rinumërimi i një vendvotimi tjetër për shkak se subjekti politik ka vota ndërsa kandidatët jo. Edhe për këtë vendvotim u vendos që të rinumërohen megjithatë, pas një analize paraprake. Bëhet fjalë për një vendvotim në Skenderaj, në të cilën mungojnë 450 fletvotime, raporton KTV.

Për këtë vendvotim, KQZ do të pres një rekomandim edhe nga Zyra Ligjore.

Sipas koordinatorit të QNR-së,Burim Ahmetaj, ka pasur mospërputhje mes numrit të personave që kanë votuar dhe votave në kuti,megjithëse 450 fletvotime mungojnë dhe nuk dihet se çfarë është bërë me to.

Ai kërkoi që ky vendvotim të hudhet poshtë e të mos procedohet.

Megjithë këtë problem, anëtarët e KQZ-së u shprehën të shqetësuar lidhur me personat të cilat kanë votuar dhe votat e tyre.

Ilir Gashi nga PDK tha se “Ne e kemi diskutuar këtë çështje por nuk e kemi përcjellë mbarëvajtjen e punës edhe në QNR”.

“Duhet të jemi në kujdesshëm në disa hapa sepse nuk ka parregullsi të tendencës mes votave të subjekteve dhe kandidatëve. E kërkon një trajtim më specifik për faktin që nuk është korrekte që gjithë ata qytetarët që kanë marrë pjesë në vendvotim për një pakujdesi qoftë të qëllimshëm apo të paqëllimshëm, është e pandershëm me i anulu afër 300 vota me i anulu sepse dikush nuk i ka fut në kuti fletvotimet që nuk kanë tepru . Kërkoj me gjet mënyrë që ky vendvotim të mos hudhet ose të mos përfshihet në rezultatet përfundimtare”, tha ai.

Ndërkaq, Sami Hamiti i LDK-së u pajtua me këtë.

“Pajtohem me e nda procedurën e mungesës së tyre dhe atë të votimit. Mos me hudh vullnetin e atyre votuesve. Të shiqohet edhe njëherë është mirë që të shihen të gjitha mundësisë dhe të mos hiqet ai korruptues i njerëzve që kanë votu”, tha ai.

Por Adnan Rrustemi nga LVV tha se mungojnë fletëvotimet e papërdorura.

“Mendoj që kërkesa ndaj prokurorisë për këtë rast të duhet të jetë specifike. Në përputhje statistikore duket se ka mes atyre nënshkrimeve dhe atyre në kuti. KQZ të mos merr vendim sot por t’i kthehet koordinatorit që ta vlerësojë edhe njëherë dhe të merret vendim nesër ose pasnesër”, tha ai.

----- ----