Ballina Lajme Bota/Rajoni Përse po vdesin më shumë mjekë me ngjyrë në Britani?

Përse po vdesin më shumë mjekë me ngjyrë në Britani?

56
SHPËRNDAJE

Kreu i Shoqatës Mjekësore Britanike, BMA, i ka bërë thirrje qeverisë të hetojë nëse dhe përse personat me ngjyrë, aziatikët e pakicat kanë më shumë të ngjarë të vdesin nga koronavirusi. Dhjetë mjekët e parë që vdiqën në Mbretërinë e Bashkuar nga Covid-19 ishin të gjithë BAME, që do të thotë me origjinë nga rajone që përfshijnë Azinë,

Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Edhe pse stafi BAME përbën 44 përqind të personelit mjekësor në NHS ( sistemi shëndetësor britanik), Dr Chaand Nagpaul tha se fakti që të gjithë ata që kanë vdekur ishin nga pakicat etnike, është “jashtëzakonisht shqetësues”.

“ Duket e vështirë për tu kuptuar sesi kjo mund të jetë e rastësishme – 10 mjekët e parë viktima të sëmundjes, janë të gjithë me prejardhje BAME”, tha ai për “The Guardian”. Përvec këtyre mjekëve, edhe tre nga gjashtë infermierë të vdekur janë po kështu BAME. Dr Nagpaul tha se profesionistët e tjerë të shëndetit që kanë këtë origjinë janë të hidhëruar për vdekjen e kolegëve, por edhe të shqetësuar se cfarë do të thotë kjo për ata vetë.

Doktor Nagpaul shtoi se këta mjekë shpesh ndihen të ngacmuar  e të tallur në nivelet më të larta në krahasim me kolegët e tyre të bardhë. Kreu I BMA-së kërkon një hetim qeveritar mbi këtë cështje, e insiston gjithashtu të shihet nëse këta mjekë nuk kanë pasur mundësi të ankohen për pajisje të pamjaftueshme mbrojtëse personale.

-----