Ballina Lajme nacionale Përplasjet e Borisovit me Daçiqin për Kosovën, ja ҫfarë shkruan mediat bullgare

Përplasjet e Borisovit me Daçiqin për Kosovën, ja ҫfarë shkruan mediat bullgare

125
SHPËRNDAJE

Ka ndodhur një përplasje mes Borisovit me Daçiqit për Kosovën.

Mediat bullgare gjatë ditës së djeshme kishin raportuar për përplasjet mes kryeministrit bullgar, Boyko Borisov, me ministrin e punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. Të dy këta politikanë të njohur të Ballkanit, u përplasën për çështjen e Kosovës.

I pari që e kishte nisur, ishte kryeministri bullgar, i cili kur u pyet për kandidatin e postit të Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, ai tha ndër tjera “… me gjithë respektin, por nëse ai zgjidhet, Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe ai duhet ta mbajë qëndrimin e Bashkimit Evropian e jo qëndrimin e Spanjës”.

Pas kësaj kishte reaguar edhe ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili kishte thënë “Boyko, më lër të të them ty se Bashkimi Evropian nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur. Ti, Boyko, duhet ta respektosh këtë fakt, dhe jo t’i japësh mësime Borrellit”.

Televizioni shtetëror serb, BNT, raportoi se Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, e kishte thirrur ambasadorin serb në Sofje për raportim mbi deklaratat e shefit të tij.

Ky televizion rikujton se nga 27 shtete të BE-së, 23 e kanë njohur Kosovën, dhe ndër ta është edhe Bullgaria. E kjo mund të ndikojë edhe në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bullgarisë. Në këtë rast, edhe pse Bullgaria e mbështetë Serbinë në rrugën e saj të integrimit, por duhet të jenë të kujdesshëm me deklarata të tilla.

Ndërsa gazeta Dnevnik, duke e cituar ministren e punëve të jashtme Zaharieva, kanë shkruar se Daçiq “nuk do të ishte keq të kërkonte falje”.

Në anën tjetër, portali i lajmeve Novinar dhe Darikneës, kanë raportuar mbi reagimin e ministres, gjithashtu kanë shkruar edhe mbi falënderimin e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që ia ka bërë kryeministrit bullgar, që mbrojti të drejtën e Kosovës që të jetë pjesë e familjes Evropiane.

-----