Ballina Lajme nacionale Përplasje në LDK/ Mustafa: Vjosa Osmani të mos punojë sipas interesave të...

Përplasje në LDK/ Mustafa: Vjosa Osmani të mos punojë sipas interesave të veta, të respektojë partinë

84
SHPËRNDAJE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kritikoi Vjosa Osmanin, që sipas tij nuk po e respekton partinë. Kreu i LDK-së tha se nënkryetarja e partisë po punon sipas tekeve personale, në detyrën e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

“Vjosa është kryetare e Kuvendit. Vazhdon ta kryejë punën. Dëshiroj që ajo punë të bëhet mirë, të mos ketë teke personale, hidhërime personale në kryerjen e atij funksioni”, tha Mustafa në RTV21.

Ai foli edhe për qëndrimet e fundit të Osmanit, që kanë qenë të ndryshme nga ato të shumicës së partisë.

“Ajo është deklaruar sa i përket qëndrimeve të saj për mocionin e mosbesimit dhe formimin e qeverisë së re. Nuk hyj në qëndrimet e saj. Shumica dërmuese në LDK e ka përkrahur mocionin dhe formimin e qeverisë së re. Nëse është lartë me vota të LDK-së, duhet ta respektojë LDK-në”, tha ai duke shtuar “Vetë fakti që ka dalë kundër mocionit, dhe kundër formimit të qeverisë në krye me njeriun e LDK-së, është mosrespektuese ndaj organizatës së vet”.

-----