Ballina Sport Përplasje me Zidane dhe përjashtim, zbulohet pse u la jashtë Marcelo

Përplasje me Zidane dhe përjashtim, zbulohet pse u la jashtë Marcelo

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Zidane surprizoi dje kur shpalli listën e lojtarëve për ndeshjen e sotme ndaj Granadas për shkak se emri i Marceloës, mungonte mes të tjerëve. Mediet spanjolle hamendësuan për një dëmtim të mundshëm të brazilianit, por Goal ka një tjetër skenar.

Sipas këtij burimi Marcelo është ,lënë jashtë për ndeshjen e sotme për shkak të një debati me Zinedine Zidane rreth taktikave të trajnerit në lidhje me ndeshjen e mbrëmjes së sotme. Mbrojtësi i majtë është shfaqur i frustruar në lidhje me mendimet e trajnerit dhe ka pasur një përplasje direkte me të gjatë stërvitjes.

E gjithë kjo ka sjellë përjashtimin e tij nga listë dhe futjen në të, të talentit të akademisë, Miguel Gutierrez. Marcelo ka qenë rezervë gjatë gjithë sezonit dhe në ndeshjen e fundit kishte nisur si titullar për shkak se Mendy ishte dëmtuar. Braziliani është lojtari i 15 më i përdorur në këtë sezon nga Zidane.

Kjo duket se nuk është pritur mirë nga braziliani, i cili siç mësohet nuk është i vetmi i pakënaqur në dhomat e zhveshjes së Real Madrid. Edhe senatorë të tjerë të skuadrës nuk janë të kënaqur me vendimet dhe taktikat e zgjedhura nga Zidane për të mbrojtur titullin kampion. /abcnews.al

 

The post Përplasje me Zidane dhe përjashtim, zbulohet pse u la jashtë Marcelo appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----