Ballina Lajme nacionale Përplasje fizike mes mbështetësve të Ramës dhe Bashës në Elbasan, përfshihet edhe...

Përplasje fizike mes mbështetësve të Ramës dhe Bashës në Elbasan, përfshihet edhe ish-deputeti

32
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
Dita e Verës në Elbasan është kthyer në një shesh përplasje mes mbështetësve të kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama të cilët janë ndeshur në të njëjtin orar për të uruar festën për qytetarët e Elbasanit. Gazetari Juxhin Mustafaraj bën me dije për ABC se në përplasje fizike është përfshirë edhe ish-deputeti Aurel Bylykbashi.

Përveç përplasjes, pamje shqetësuese vijnë nga Elbasani edhe sa i përket numrit të lartë të qytetarëve të mbledhur për të kremtuar ditën e Verës në sytë e dy krerëve të dy partive më të mëdha në vend.

Basha u ndal në qendër të qytetit të Elbasanit duke uruar qytetarët një për një me një përshëndetje me grusht, ndërsa mori prej tyre një verore dhe një buqetë me lule. Pak minuta pas tij të njëjtën rrugë përshkoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili u prit nga simpatizantët demokratët me ovacionet “Rama ik”./mv.abcnews.al

The post Përplasje fizike mes mbështetësve të Ramës dhe Bashës në Elbasan, përfshihet edhe ish-deputeti appeared first on Abc News.

---- ----
-----