Ballina Lajme Bota/Rajoni Përplasje diplomatike Serbi-Mali i Zi: Dy shtetet fqinje dëbojnë ambasadorët, rritet tensioni

Përplasje diplomatike Serbi-Mali i Zi: Dy shtetet fqinje dëbojnë ambasadorët, rritet tensioni

21
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Vetëm 24 orë përpara se deputetët në parlamentin e ri të Malit të Zi të votojë nëse do të zyrtarizojnë qeverinë e re malazeze e konsideruar si proserbe, mes Podgoricës dhe Beogradit tensionet janë në rritje. Mali i Zi ka dëbuar ambasadorin serb dhe Serbia ka replikuar me dëbimin e ambasadorit malazez.

Zdravko Krivokapiç, që pret të kurorëzohet të hënën si Kryeministër i ri tha se i vjen keq për vendimet e autoriteteve të Malit të Zi dhe Serbisë për dëbimin reciprok të ambasadorëve, duke vlerësuar se kjo sjellje nuk ishte në frymën e rrugës evropiane dhe bashkëpunimit të mirë rajonal.

“Ne do të promovojmë një politikë të fqinjësisë së mirë me Beogradin, si dhe me të gjithë në rajon, sipas parimit të sovranitetit, pavarësisë dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera. Respekti i ndërsjellë do të jetë masa jonë,” tha Krivokapiç.

Ndërkaq peshkopi i Nikshiqit Joanikije deklaroi se qeveria në ikje synon të rrisë tensionet dhe të thellojë përçarjet në të gjitha shtresat e shoqërisë malazeze.

Nuk dihen lëvizjet e reja të Presidentit Vuçiç ndaj Malit të Zi, për shkak të numrit të madh të serbëve në atë shtet, por edhe për shkak të pozitës së serbëve në rajon.

Qeveria pro-perëndimore në largim e Malit të Zi përmendi “ndërhyrjen e gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme” si arsyen e veprimit dhe i kërkoi ambasadorit serb Vladimir Bozoviç të largohej nga vendi. Incidenti diplomatik shton grindjet mes dy shteteve, ish-aleatë të ngushtë para se të bëhej referendumi i vitit 2006, që çoi në ndarjen e Malit të Zi në federatën e përbashkët.

Mali i Zi mbetet thellësisht i ndarë mes atyre që kërkojnë lidhje më të ngushta me aleatët tradicionalë sllavë, Serbinë dhe Rusinë dhe atyre që e shohin Malin e Zi si një shtet të pavarur aleat me perëndimin.

---- ----
----
-----
-----