Ballina Lajme nacionale Përplasja në distancë Kurti-Mustafa, në duar të cilit është formimi i Qeverisë

Përplasja në distancë Kurti-Mustafa, në duar të cilit është formimi i Qeverisë

10
SHPËRNDAJE

Kurti e Mustafa përplasen në distancë.

Presidenti Hashim Thaçi, nuk do të caktojë datën se kur do të formohet qeveria, ka thënë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Madje Kurti, i ka krahasuar dy ftesat e presidentit Thaçi brenda një dite, me thirrjen e seancës konstituive, duke thënë se ato ishin kalim nga një ekstrem në tjetrin, raporton KTV.

Këto komente, kryetari i Vetëvendosjes i bëri pas hapjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, e për fillimin e së cilës, anëtarët pritën rreth një orë, pas vonesës së Kurtit.

Ndaj deklaratës së Kurtit, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas tij, LDK-ja nuk ka për detyrë caktimin e datës së formimit të Qeverisë.

“Nga zgjedhjet nuk ka fitues absolut, i cili jep ose është gjeneroz ndaj palës tjetër, por kemi një situatë ku përgjegjësia ndahet ndërmjet atyre që synojnë të bëhen partnerë në qeverisjen e ardhshme. Prandaj VV duhet të heqë dorë nga diskursi se i ka dhënë diçka LDK-së. Lirisht mund ta themelojë qeverinë në qoftë se kanë votë të qytetarëve dhe mandate për ta bërë atë. LDK nuk cakton data. Datat i cakton subjekti që del i pari në zgjedhje, ai që e merr mandatin për formimin e Qeverisë. Por, LDK insiston që sa më parë të kemi formim të institucioneve dhe kjo nuk do të thotë se LDK domosdoshmërisht do të bëhet pjesë e qeverisë”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa.

Ndërkohë, Kurti para delegatëve të Këshillit, renditi edhe dështimet e qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Ai veçoi për mirë njërin prej vendimeve të marra nga Haradinaj.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe pas rreth 80 ditësh diskutime ndërmjet tyre, nuk arritën të finalizojnë marrëveshjen bashkë-qeverisëse. Ndonëse pa marrëveshje paraprake, me votat e LDK-së, Vetëvendosje arriti të zgjedhë udhëheqësinë e Kuvendit të Kosovës.