Ballina Lajme Bota/Rajoni Përplasja me Greqinë, Erdogan: Vendi ynë është për vendosjen e paqes, bashkëpunimit...

Përplasja me Greqinë, Erdogan: Vendi ynë është për vendosjen e paqes, bashkëpunimit dhe drejtësisë në Mesdheun Lindor

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se vendi i tij kurrë nuk favorizon tensione në çështjen e Mesdheut Lindor, duke theksuar se janë për vendosjen e paqes, bashkëpunimit dhe drejtësisë në rajonin në fjalë, transmeton Anadolu Agency.

Erdoğan dërgoi një video-mesazh në “Punëtorinë për Mesdheun Lindor” të organizuar në bashkëpunim të Këshillit Ndërkombëtar të Universiteteve dhe Universitetit Akdeniz.

Ai tha se çështja e Mesdheut Lindor përveç tyre, është një çështje që përbën axhendën kryesore të shumë shteteve dhe institucioneve akademike në të gjithë botën.

Sipas tij, një vend si Turqia që ka vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, nuk mund të qëndrojë duke “shikuar nga tribuna” zhvillimet që ndodhin këtu.

“Ne kemi deklaruar qartë se nuk do të pranojmë planet dhe hartat që synojnë të kufizojnë vendin tonë me plazhet e Antalyas”, tha Erdoğan duke shtuar se: “Vendi ynë kurrë nuk favorizon tensione në çështjen e Mesdheut Lindor, por është për vendosjen e paqes, bashkëpunimit dhe drejtësisë”.

Ai potencoi se nuk janë për uzurpimin e të drejtave të askujt në rajon, por janë duke mbajtur një qëndrim të drejtë kundër mendimit pirat që përpiqet t’i marrë të drejtat e tyre.

Erdoğan theksoi se problemet në Mesdhe mund të zgjidhen duke bashkuar të gjithë aktorët në rajon rreth një tryeze të njëjtë, jo duke përjashtuar njëri-tjetrin.

“Ende qëndron në tryezë sugjerimi ynë mbi organizimin e një konference ku do të marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit që kanë brigje në Mesdheun Lindor, përfshirë këtu edhe turqit qipriotë”, tha Erdoğan.

Tensionet kohët e fundit janë përshkallëzuar për çështjen e kërkimeve të energjisë në Mesdheun Lindor.

Greqia ka kontestuar aktivitetet aktuale kërkuese të energjisë së Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të bllokojë territorin detar turk bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk.

Turqia, vendi me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka dërguar anije për të eksploruar për energji në shelfin e saj kontinental, duke përmendur se Ankaraja dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) kanë të drejta në rajon.

Për të ulur tensionet, Turqia ka bërë thirrje për dialog për të siguruar ndarjen e drejtë të burimeve të rajonit.

---- ----
----
-----
-----