Ballina Sport Përplasja Abidal-Messi/ “Tërmet” te Barcelona, Bartomeu gati të shkarkojë…

Përplasja Abidal-Messi/ “Tërmet” te Barcelona, Bartomeu gati të shkarkojë…

48
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nuk ka qetësi në shtëpinë e Barcelonës edhe pas fitores së fundit, në “Camp Nou” kundër Levantes. Tensionin që mbizotëron në kampin “blaugrana” për shkak të rezultateve të dobëta, që u pasuan me ndryshimin e trajnerit, e vërteton përplasja mes Eric Abidalit dhe Lionel Messit, që në njëfarë mënyre ka shkaktuar tërmet te kampionët në fuqi të Spanjës.

Kapitenit të Barcelonës nuk i kanë pëlqyer deklaratat e sekretarit teknik në të përditshmen “Sport”. Duke folur për largimin e Valverdes dhe zëvendësimin e tij nga Setein, Abidal do të shprehej:

“Shumë lojtarë nuk ishin të kënaqur, nuk punojnë shumë dhe kishte probleme me komunikimin e brendshëm. Marrëdhënia mes trajnerit dhe futbollistëve gjithmonë ka qenë e mirë, por si ish-futbollist arrij t’i kuptoj disa gjëra. I kam thënë klubi se çfarë mendoja dhe më është dashur të marr një vendim.”

Messi ka vendosur që këtyre fjalëve të ish-shokut të tij të skuadrës t’u përgjigjej me një postim në Instagram:

“Sinqerisht, nuk më pëlqen të bëj gjëra të tilla, por mendoj se të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë që punën që u takon. Lojtarët përgjigjen për atë që ndodh në fushë dhe ne kemi qenë të parët që e kemi pranuar kur nuk kemi luajtur mirë. Kur flitet për lojtarët, duhet të japësh emra, ndryshe i lëndon të gjithë më gjërat që thua, që nuk janë të vërteta”, shkruan “Supersport”.

Përplasja Messi-Abidal ka alarmuar kupolën drejtuese të Barcelonës. Sot, “El Mundo Deportivo” shkruan se Presidenti i Barcelonës, Bartomeu mund të marrë shkarkojë nga detyra francezin Eric Abidal.

---- ----
----
-----
-----