Ballina Lajme Bota/Rajoni Përplasen dy avionë në Australi, humbën shikimin nga retë e dendura

Përplasen dy avionë në Australi, humbën shikimin nga retë e dendura

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Katër persona humbën jetën pasi dy avionë u përplasën në ajër në Victoria të Australisë. Incidentin e konfirmuan burime policore, që sqaruan se bëhet fjalët për dy avionë të vegjël dy motorësh. Ngjarja ndodhi në afërsi të aeroportit Mangalore në veri të Melbourne.

Një zëdhënës i policisë tha se ka shumë gjasë që pilotët të mos e kenë parë njëri tjetrin për shkak të reve të dendura. Të dy mjetet fluturuese kishin nga dy persona në bord, dhe ishin nisur prej aeroportesh të ndryshme. Kjo mendohet të jetë përplasja e parë në ajër që shënohet në këtë vend prej më shumë se një dekade.

“Ne nuk e dimë me siguri se përse të dy avionët ishin në të njëjtën trajektore, ” rrëfeu inspektori i policisë Victoria, Peter Koger, ndërsa shtoi se avionët kishin pësuar dëme të mëdha para se të binin në tokë. Duket se ata kanë qenë të angazhuar në fluturime trajnimi kur ndodhi aksidenti, raportoi 9 News.

Njëri prej mjeteve ishte avion  Piper-Seminole i operuar nga shkolla e fluturimit, Moorabbin Aviation Services, ndërsa i dyti i përkiste Klubit Aero në Tyabb.

---- ----
----
-----
-----