Ballina Lajme nacionale Përpjekjet për marrëveshje me VV-në, Isa Mustafa i thirr në mbledhje kryetarët...

Përpjekjet për marrëveshje me VV-në, Isa Mustafa i thirr në mbledhje kryetarët e degëve

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka thirrur në një takim urgjent kryetarët e degëve të partisë së tij, derisa, me të njëjtit do të diskutojnë për zhvillimet e fundit dhe bisedimet për koalicion me VV-në, ka konfirmuar për Express një burim brenda partisë.

Takimi do të zhvillohet në Selinë Qendrore të LDK-së, në Prishtinë, derisa fillon në orën 14:30.

Sipas këtij burimi, Mustafa i ka ftuar kryetarët e degëve për të folur për zhvillimet e fundit si dhe bisedimet me partinë e Albin Kurtit. Gjithashtu, edhe për përgatitjet për shënimin e 30 vjetorit të formimit të LDK-së.

Të shtunën ndërkaq për të folur për koalicionin me VV-në, Mustafa e thirri në mbledhje urgjente edhe kryesinë e partisë.

Aty bëhet e ditur se lideri i LDK-së, ka njoftuar se si parti nuk do të heqin dorë nga pozita e presidentit si pjesë e marrëveshjes me VV-në.

---- ----
----
----- ----
-----