
Albi Kurti dhe Isa Mustafa do të takohen përsëri sot.
Takimi pritet të nis rreth orës 13:00, shkruan lajmi.
Partitë kanë edhe dy ditë kohë të arrijnë marrëveshje para mbajtjes së seancës konstituive të enjten.
Deri tani, posti i presidentit ka qenë pengesa kryesore që këto dy parti të arrijnë koalicion për qeverisjen e vendit në katër vitet e ardhshme.
Megjithatë, nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dhënë shenja se mund të heqin dorë nga diskutimi aktual për postin e presidentit, me kushtin që kjo të bëhet kur të përfundojë mandati i Thaçit në këtë pozitë.