Ballina Lajme Bota/Rajoni Përmirësim në Itali dhe Spanjë, ja dy shtetet europiane që po goditen...

Përmirësim në Itali dhe Spanjë, ja dy shtetet europiane që po goditen ashpër nga koronavirusi

89
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas disa javëve dramatike, për Italinë dhe Spanjën, ku janë shënuar me mijëra viktima, epiqendra e koronavirusit në Evropë është zhvendosur në Francë dhe Britani të Madhe.

Franca dhe Britania mbajnë rekordin botëror për 9 prillin, duke shënuar secila nga mbi 900 viktima.

----

Në fakt Franca ka shënuar 7 viktima më shumë se Britania, pasi ka 987 kundrejt 980 të ishullit.

Ndërkohë numri total i viktimave në Francë është më i madh se në Britani pasi tashmë shënohen 13 mijë e 197 kurse numri i të infektuarve është 124 mijë e 869. Në Itali sot u shënuan 570 viktima, ndërsa në Spanjë 523, një rënie e ndjeshme në krahasim me ditët e mëparshme.

Numri i të vdekurve në mbarë botën nga koronavirus ka kaluar 100,000, ndërsa numri i të prekurve është rreth 1.6 milion qytetarë në rang global.

Fotot/ Sot në Britani, plazh e sherr me policinë

----- ----