Ballina Lajme nacionale Përmendi 800 mijë euro në Kuvend, Milaim Zeka përfundon në polici

Përmendi 800 mijë euro në Kuvend, Milaim Zeka përfundon në polici

10
SHPËRNDAJE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka është thirrur nga policia.

Deputeti Milaim Zeka ka folur për biznesmenin që iu janë kërkuar 800 mijë euro për të ndërtuar një hotel në Brezovicë, derisa, shpjegoi se pas deklaratës së tij në foltore të Kuvendit është thirrur për deklaratë nga policia e Kosovës.

Zeka tha sot në Kuvend se një biznesmenit nga Kosova iu është kërkuar një shumë e madhe e parave në këmbim të lejes së ndërtimit të një hoteli në Brezovicë.

“Para se të hyj në studio më morën në telefon nga policia, drejtoria për krim të organizuar, dëshironin të bisedonin me mu, po unë e kam ngri marrëdhëniet me këtë drejtori, sepse hetuesi policor me emrin Ejup Isufi dhe Avni Namani në kohën kur unë kam shku e kam denoncu mashtrimin me viza, njeriu i cili ka qenë të unë me qera dhe i ka mashtru njerëzit mi kanë ngjit mu prangat. Prokuror pijanec që mi ka ngjit prangat në studion e juj televizive, e për këtë arsye unë nuk dëshiroj asnjë bashkëpunim me këtë drejtori”, deklaroi Zeka, derisa përmendi edhe njëherë rastin e biznesmenit Sabri Novosella.

“Unë kam thënë në foltorë të Kuvendit që biznesmenit Sabri Novosella pronarit të Nënës Naile mikut tim të ngushtë që është njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Jusuf Gërvallës kjo ministri fillimisht ia ka lyp 800 mijë euro, pastaj ka zbrit çmimi në 600 mijë euro edhe dy banesa”, shtoi ai, ndërkaq foli edhe për udhëheqësit në vend.

“Unë e kam elektoratin e Kosovës si katër vajzat e mia. Ata diktatorë që po e udhëheqin sot Kosovën krahasim me diktatorët serb e kanë vetëm gjuhën ndryshe”, tha Zeka, derisa përgëzoi Ministrin Fatmir Matoshi që kërkoi hetim për rastin nga autoritetet.

“Ministri Matoshi është vetëm si kukull aty, bravo i qoftë sot që ka kërkuar sot nga autoritetet, ishalla guxon me marrë masa, pa u ndrru sekretarët permanent nuk luftohet krimi i organizuar.

“Ka me ardh një ditë kur këta hajna kemi me i pa si Gruevskin dje që e kanë lidh. Për këtë po e startoj partinë politike. Nga 10 shqiptar 11 janë të pakënqaur. Në këtë vend duhet një lider që din edhe guxon. Nesër në ora 11:55 do të promovojmë partisë Euroatlantike, që do të formohet me njerëz të pakorruptuar që kanë kërkuar Vetting nga drejtori i Policisë së Kosovës dhe të ambasadave të huaja. Nesër fillon një ditë e re për Kosovën”, tha Zeka.

-----