Ballina Lajme Bota/Rajoni Përmbytje të mëdha, ja sa persona kanë humbur jetën

Përmbytje të mëdha, ja sa persona kanë humbur jetën

29
SHPËRNDAJE

Kanë ndodhur përmbytje të mëdha në Indi.

Të paktën 147 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në shtetet Karnataka, Kerala dhe Maharashtra të Indisë.

Lajmin e kanë konfirmuar ekipet e shpëtimit të cilat janë duke i evakuuar njerëzit, shkruan Reuters.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë shkaktuar nga të reshurat e mëdha të shiut, gjë që kanë detyruar mijëra njerëz të strehohen nëpër kampe.

India është shteti i dytë pas Kinës për nga numri i popullsisë, njëkohësisht konsiderohet si demokracia më e madhe në botë.

-----