Ballina Lajme nacionale Përmbytje në Gjilan

Përmbytje në Gjilan

126
SHPËRNDAJE

Reshjet të mëdha të shiut dhe erëra të forta e kanë përfshirë Gjilanin.

Komuna e Gjilanit ka kaluar një mot me reshje shiu dhe me erëra të fuqishme të cilat kanë lënë vetëm dëme materiale, por pa pasoja në njerëz dhe në paluejtshmëri.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, pas vizitës në terren ka thënë se erërat e fuqishme të cilat kanë zgjatur për një kohë të shkurtër kanë shkaktuar dëmtime materiale, por pa lëndime në njerëz.

“Kemi vizituar pjesën më të madhe në Komunën e Gjilanit dhe përpos raportimeve për dëme materiale, fatmirësisht nuk kemi lëndime në njerëz. Deri më tani kemi hasur në një shtyllë elektrike të thyer, drunj të rrëzuar, disa vetura të dëmtuara dhe në lokacione të ndryshme ka dëmtime të kulturave bujqësore dhe dëmtim të shtandeve në rrugën e Përlepnicës. Gjilani është duke kaluar një fazë të kujdesit të lartë për tejkalimin e thatësisë, por reshjet e mbrëmshme përpos zbritjes së temperaturave të larta, nuk kanë shënuar ndonjë ndryshim në grumbullimin e ujit të pijshëm”, ka thënë Ismajli.

-----