Ballina Lajme nacionale Përleshjet e fundit në LDK, deputeti i kësaj partie befason me reagimin

Përleshjet e fundit në LDK, deputeti i kësaj partie befason me reagimin

10
SHPËRNDAJE

Rrahje të shumta po ndodhin në LDK.

Deputeti i LDK’së, Naser Rugova ka komentuar incidentet në zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, të cilat kanë përfunduar me rrahje.

Ai ka thënë se në gjithë ato tubime, incidente ka ndodhur vetëm në pesë prej tyre, e që i bie një përqindje shumë e vogël sipas tij.

Tutje, ai ka thënë se është e kuptueshme që të gjithë merren me rrahjet në LDK, sepse kjo parti do të qeveris në të ardhmen.

“Janë incidente që kanë ndodh. Kanë ndodhur incidente jo të hijshme. LDK u deklaru lidhur me rastet, por në një parti të madhe që pritet të vijë në pushtet, ndodhin gjëra të tilla. Kur ka udhëhequr LDK’ja, i ka pasur vetëm 2 vjet e 7 muaj, ka qenë një qeveri me presion të jashtëzakonshëm e me Kuvend jofunksional. Ka qenë Qeveria më e mirë, më profesionale”, ka thënë Rugova në RTV Dukagjini.

-----