Ballina Lajme nacionale Përleshje në BeerFest, dy persona bëhen për spital e gjashtë të tjerë...

Përleshje në BeerFest, dy persona bëhen për spital e gjashtë të tjerë të prangosur

44
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Ka ndodhur një incident në BeerFest.

Një përleshje ka ndodhur në mes disa personave në festivalin e Birrës, BeerFest.

Për shkak të kësaj përleshje policia kaprangosur gjashtë persona kurse dy për shkak të plagëve të marra janë dërguar në emergjenc.

Polica e Kosovës ka treguar se rreth orës 22:35 në Prishtine është raportuar një rrahje ne mes disa personave ku 6 prej tyre janë shoqëruar në stacion policor dhe dy nga ta kanë marr edhe lëndime trupore të cilët po trajtohen.

“Me datë 25.07.2019 se rreth orës 22:35 ne Prishtine është raportuar nje rrahje ne mes te disa personave ku 6 prej tyre janë shoqëruar ne stacion policor dhe dy nga ta kanë marr edhe lendime trupore te cilët po trajtohen. Janë duke u kryer hetime lidhur me rastin dhe detaje tjera do te behen te ditura pas perfundimit te procedurave ligjore”.

Përkundër këtij incidenti festivali i birrës po vazhdon të mbahet, ku i ftuar për të performuar është Alban Skenderaj.

BeerFest ka filluar gjatë ditës së sotme.

---- ---- ----
-----