Ballina Lajme nacionale Përleshje fizike në plazhin e Shëngjin

Përleshje fizike në plazhin e Shëngjin

520
SHPËRNDAJE

Kosovarët janë përfshirë në një rrahje masive në plazhin e Shëngjin.

Një rrahje kishte ndodhur dy ditë më parë në plazhin e Velipojës. Mbikëqyrësi i njërit prej çadrave u përlesh fizikisht me dy familje nga Kosova.

Dy ditë pas kësaj ngjarje janë publikuar pamjet e një rrahje tjetër masive në plazhin e Shëngjinit, ku siç shihet në video, të përfshirë kanë qenë edhe pushues nga Kosova, shkruan Reporteri.

Gjersa nuk dihet për shkakun e rrahjes e cila thuhet se ka ndodhur me datën 30 të këtij muaji, në pamje shihet se në përleshje janë përfshirë edhe vajzat. Në një moment madje njëra prej tyre tenton të gjuajë edhe me gurë.

Policia e cila ka qenë e pranishme në vendin e ngjarjes nuk ka arritur që ta kontrollojë situatën.

Një pushues nga Kosova teksa tenton të qetësojë situatën, dëgjohet duke thënë: “Nuk kemi ardhë këtu për probleme”. Në anën tjetër, në një moment tjetër gjatë rrahjes dëgjohen ulërimat: “Hajdeni këtu o kosovarë”.

-----