Ballina Lajme nacionale Përleshja në Prishtinë, një person i lënduar rëndë

Përleshja në Prishtinë, një person i lënduar rëndë

22
SHPËRNDAJE

Një person ka marrë lëndime të rënda pas një përleshjeje që ka ndodhur sot në një lagje të Prishtinës.

Pasditen e sotme në Prishtinë ka ndodhur një përleshje fizike si pasojë e së cilës një person ka marrë lëndime të rënda

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka dhënë detaje nga ky rast.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën “Ahmet Krasniqi “në Prishtinë. Në këtë përleshje një person ka pësuar lëndime të rënda trupore (nga arma e ftohtë – mjet të mprehtë)”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka bërë të dkitur se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia ka arritur të identifikojë personat e dyshuar dhe janë në kërkim të tyre.

-----