Ballina Sport “Perla” e B. Ibrahimit kualifikon Shkëndijën, e pret Tottenhami i Mourinhos në...

“Perla” e B. Ibrahimit kualifikon Shkëndijën, e pret Tottenhami i Mourinhos në raundin e tretë

15
SHPËRNDAJE

Shkëndija e Tetovës bën mrekullinë përballë Botosanit, fiton 0-1 në fushën e skuadrës rumune dhe kualifikohet në raundit e tretë të Europa Leagues. Një sukses i vuajtur, por i merituar, i ekipit të drejtuar nga Ernest Gjoka, që u detyrua të luante në inferioritet numerik nga minuta e 67-të, pas ndëshkimit të Alimit me kartonin e dytë të verdhë.

Golin që vendosi kualifikimin e kuqezinjve tetovarë e shënoi Besart Ibrahimi që në minutën e 2-të me një parabolë të jashtëzakonshme, të cilën shpesh e kemi parë të realizoi Lionel Messi.

Gjithsesi, meritë të veçantë kishte pa dyshim portieri Zahov, që bëri disa herë mrekullinë, sidomos pas ndëshkimit të Alimit me të kuq. Mund të veçohet rasti i minutës së 72-të, kur vendasit nuk mund t’iu besonin syve kur portieri i Shkëndijës shfaqi cilësitë e tij më të mira, duke shmangur një gol të sigurt.

E ligjshme festa e kuqezinjve pas vërshëllimës së fundit të kryesorit, teksa në raundin e tretë do të përballen Tottenhamin e Jose Mourinhos (24 shtator), që rrezikoi jo pak por në fund fitoi me përmbysje 1-2 ndaj Lokomodiv Plovdiv, me gola të Harry Kane (11-metërsh) dhe Donbele, që bënë të pavlefshëm finalizimin e Minchev. Kujtojmë që ekipi bullgar e mbylli takimi me dy lojtarë më pak, me Karageren dhe Almedia të ndëshkuar me kartonë të kuq.

-----