Ballina Showbiz Përkrah Alketa Vejsiut, partnerja e Cristiano Ronaldos zbulon arsyen e pjesëmarrjes në...

Përkrah Alketa Vejsiut, partnerja e Cristiano Ronaldos zbulon arsyen e pjesëmarrjes në “Sanremo” (FOTO)

71
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pak ditë më parë në mediat italiane u përhap lajmi se partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, nuk e kishte të sigurt pjesëmarrjen e saj në “Sanremo 2020”.

Madje u tha se shkak ishte pagesa, pasi modelja e njohur kishte kërkuar 140 mijë euro. Ndërsa nga ana tjetër, festivali kishte menduar që t’i ofronin rreth 20-25 mijë euro.

Por tashmë duket se ky problem është zgjidhur dhe se bukuroshja do të jetë në natën e tretë të “Sanremo”-s, ku thuhet se do të prezantojë së bashku me moderatoren shqiptare, Alketa Vejsiu.

Georgina ka dhënë një intervistë për revistën e njohur italiane “Grazia”, ku ka rrëfyer edhe arsyen që e shtyu të marrë pjesë në festival.

“Nëna imë gjithmonë na vinte të dëgjonim muzikën e Laura Pausinit, Eros Ramazzotti-t dhe Tiziano Ferro-s, dhe me këtë muzikë unë u rrita. E dua kulturën italiane. “Sanremo” një hap i rëndësishëm për mua. Unë jam një person i njohur por dua me të vërtetë të tregoj veten se kush jam dhe nuk ka vend më të mirë se festivali.

Pse e pranova? Edhe pse fëmijët e mi janë gjëja më e rëndësishme për mua, unë ende jam një grua dhe dua të punoj dhe të jem e pavarur.

Nuk duhet të lë pas dore sferën time profesionale dhe më pëlqen të punoj në fushën artistike. “Sanremo” është shumë i famshëm në Spanjë. Vitin e kaluar më pëlqeu vërtet kënga që fitoi, ‘Soldi’ e Mahmood”,ka treguar Georgina.

---- ----
----
-----
-----