Ballina Lajme nacionale Përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për 15 vite ish-gjyqtarin Alaudin Malajn

Përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për 15 vite ish-gjyqtarin Alaudin Malajn

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për 15 vite ish-gjyqtarin Alaudin Malajn

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite ish-gjyqtarin e Apelit, Alaudin Malajn. Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e shkallës së parë të vettingut për ish- gjyqtarin.

Malaj dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë në verë të vitit që shkoi. Në 15 shtator kërkesa e tij për dorëheqje u pranua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe trupa e përbërë nga Etleda Çiftja, Suela Zhegu dhe Roland Ilia vendosi ndërprerje të procesit të rivlerësimit.

Alaudin Malaj ka një karrierë prej gati tre dekadash në sistemin e drejtësisë dhe para se të dorëhiqej ishte drejtues i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Me një pasuri të deklaruar prej 1.7 milionë euro, ai konsiderohej një nga gjyqtarët më të pasur në vend. Një hetim mbi pasurinë e tij u pushua nga prokuroria, ndërsa Malaj pretendoi në seancë se pasuria nuk mund të hetohej pasi kishte për këtë një vendim të formës së prerë.

Përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për 15 vite ish-gjyqtarin Alaudin Malajn
Klodian Bereti

---- ----
----
----- ----
-----