Ballina Sport Përhapja e koronavirusit, ylli i NBA del pozitiv; anulohen ndeshjet

Përhapja e koronavirusit, ylli i NBA del pozitiv; anulohen ndeshjet

12
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Coronavirus ka prekur edhe NBA-në. Basketbollisti i Utah Jazz, Rudy Gobert, ka rezultuar pozitiv, duke bërë që ndeshja ndaj Oklahomës të mos zhvillohet. Nuk është luajtur edhe takimi mes Sacramento-Neë Orleans, që do të niste në të njëjtin orar si sfida e Jazz. Ndërkohë që janë luajtur vetëm 4 ndeshje, që kishin nisur më herët.

Drejtuesit e NBA-së kanë lëshuar një komunikatë për pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit. “NBA pezullon aktivitetin e saj pas ndeshjeve të sotme. Një lojtar i Utah jazz ka rezultuar pozitiv me coronavirus. Rezultati i testit është marrë pak minuta para fillimit të ndeshjes”, thuhet me pak fjalë në deklaratën për media të NBA-së.

NBA ka vendosur të pezullojë pa afat ndeshjet deri në një moment të dytë. Të gjithë lojtarët e Jazz do t’i nënshtrohen testit të coronavirus, si dhe disa gjyqtarë që kanë gjykuar këtë skuadër.

 

---- ----
----
-----
-----