Ballina Lajme Bota/Rajoni Përhapet varianti i ri i koronavirusit, Suedia, Kanadaja dhe disa vende të...

Përhapet varianti i ri i koronavirusit, Suedia, Kanadaja dhe disa vende të BE konfirmojnë raste

59
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Varianti i ri i koronavirusit që lidhet me rritjen e shpejtë të infeksioneve në Britani, është zbuluar në Suedi, pasi një udhëtues nga Mbretëria e Bashkuar u sëmur dhe u testua pozitiv, sipas Agjencisë Suedeze të Shëndetësisë. Autoritetet bënë të ditur se udhëtuesi është izoluar dhe nuk janë zbuluar raste të tjera pozitive.

Ndërkohë, zyrtarët në Ontario bënë të ditur se 2 raste me variantin e ri të zbuluar në Britani, janë shfaqur në provincën kanadeze.

Shkencëtarët mendojnë se virusi është 40-70% më i transmetueshëm se origjinali.  Disa vende të tjera, përfshirë Australi, Itali dhe Hollandë, kanë thënë se kanë identifikuar vargun e ri të virusit.   Rasti kanadez lidhet me një çift në Ontarion Jugore, pa histori të udhëtimeve, ekspozimit apo kontaktit me rrezik të lartë.

Ministria e Shëndetësisë në Francë deklaroi më herët gjatë fundjavës se një person i mbërritur nga Londra është testuar pozitiv me variantin e ri, ndërsa autoritetet në Spanjë, bënë të ditur se kanë konfirmuar 4 raste.

---- ----
----
-----
-----