Ballina Lajme nacionale Përgjimi i rrit reputacionin Dakos: Njerëzit më ndalin në rrugë dhe më...

Përgjimi i rrit reputacionin Dakos: Njerëzit më ndalin në rrugë dhe më urojnë…

27
SHPËRNDAJE

E gjithë kjo situatë, për Vangjush Dakon, është në avantazhin e tij politik. Në studion e “Repolitix” Dako është shprehur se pas përgjimeve, reputacioni i tij ka ardhur në rritje, madje thekson se njerëzit kanë qenë në krah të tij.  Ai ka theksuar se kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien, qoftë miqësore apo ashtu edhe politike, me kryeministrin Edi Rama dhe kolegët e tij.

“Po, komunikimi është normal. Nuk ka asnjë ndryshim në marrëdhënien tonë. Në këto raste drejtësia është mbi të gjitha. Ana miqësore, është një tjetër gjë, ajo politike është e njëjta gjë. Nuk ka ndryshuar asgjë. Diskutimi im për të mos kandiduar më, nuk ka nisur pas përgjimeve. Problemi është që e keqja në këtë raste është se viktimizohesh, unë nuk dua që të viktimizohem. Asnjë shkëputje dhe asnjë ndryshim në marrëdhëniet jo vetëm me deputet, po me asnjë. Por edhe njerëzit më ndalin në rrugë e më thonë ‘mos e vrit mendjen’. Ka një rritje të reputacioni, Kjo tregon që njerëzit nuk i besojnë Berishës, Bashës. Njerëzit janë real, i dinë gjërat, se çfarë bëj unë. Mendoj që më kthehet në një avantazh politik, njerëzit janë të mençur”, Dako.

-----