Ballina Lajme nacionale Përgjimi i radhës/ Gazetari i kronikës: Rama me drejtorin e Burgjeve flasin...

Përgjimi i radhës/ Gazetari i kronikës: Rama me drejtorin e Burgjeve flasin për…

38
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gazetari Flamur Vezaj në një lidhje telefonike në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se në përgjimet që pritet të publikohen është i përfshirë drejtpërdrejt edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas tij ka një bisedë midis shefit të qeverisë dhe ish-drejtorit të arrestuar të Burgjeve, Arben Ccuko, edhe kjo pjesë e Dosjes 339, ku flasin për emërime të militantëve të PS.

----

Flamur Vezaj: Para disa muajsh në emisionin tuaj kam theksuar se zoti Dako është kapur në përgjime duke bërë biseda me kriminele, por është evidentuar edhe me të tjera raste qoftë edhe me dhënie lejesh drejtimi, jo vetëm rasti i Avdylajve, por edhe rasti i Lul Berishës, Plarentit, Durim Bamit nga Kruja dhe të gjithë këto do dalin në ditët në vazhdim qoftë nga kolegu në gjermani, qoftë nga mediat në Shqipëri sepse nuk do të mbyllet kjo histori.

Është e turpshme se si pas 3 vjetësh prokuroria të deklarojë që tashmë kemi nisur hetimet edhe për korrupsion për palët zgjedhore. Ajo që mund të them unë në vazhdim është që do të ketë përgjime të tjera jo vetëm për zotin Dako, por edhe të kryetarëve të bashkive të tjera, si ai i Dibrës.

Zheji: Po kryeministri të rezulton i implikuar drejtpërdrejt në këto përgjime?

Flamur Vezaj: Unë kam bërë edhe një status pak më parë që kryeministri Rama është në dosjen 339. Ka komunikime të vazhdueshme.

Zheji: Ai personalisht?

Flamur Vezaj: Po mo po ai personalisht ka përgjime me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve i cili u arrestua. Aty flitet gjithçka për kalimin e emërimeve  për mbi 240 persona në burgun e Shkodrës, për raste konkrete ku tregohet se nga cila listë dhe nga cili subjekt duhet të pranohen.

----- ----