Ballina Lajme nacionale Përgjimet/Rama braktis Dakon: Nuk mbrojmë askënd. Luli që flet po hetohet në...

Përgjimet/Rama braktis Dakon: Nuk mbrojmë askënd. Luli që flet po hetohet në SHBA, kurse plaku Mere e ka si…

36
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët e Urës Vajgurore për përgjimet e publikuara së fundmi nga gazeta gjermane “Bild”.

Rama e cilëosi sitiuatën e krijuatr p[as daljes së përgjimeve si të neveritshme, ndërsa hodhi akuza ndaj  Bashës, duke thënë se kreu i PD është në akuzë për lobimin në SHBA dhe nuk ka moral për të flas për drejtësi.

“Lidhur me kohët e fundit kanë nisur debate në kazan për ato përgjimet e neveritshme. Ne nuk kemi ngritur dorën dhe nuk kemi penguar drejtësinë. Askush nuk na ka parë që të marrin në mbrojtjen ndonjë nga ata që janë nën akuzë. Ndërkohë që ata nga flasin për moral, janë ata që drejtorin e Tatimeve e kishin me arrest shtëpie, por e çonin përditë në punë si të pafajshëm dhe drejtonte tatimet nga shtëpia. Prandaj ne e kemi ndarë dhe themi se drejtësia do bëjë punën e vet dhe prandaj kemi marrë Reformën në Drejtësi. Ata duan të bëjnë gjyqe publike, gjyqe popullore, pa avokat, pa prova pa asgjë. Ai që drejton sulmet, nuk është i dyshuar, por është i akuzuar, nuk është i akuzuar por është në hetim dhe në SHBA për 1 milionë dollar që nuk dimë se nga erdhën dhe kërkon revolucion moral, Luli, Luli për atë po them. Por nuk po flas për atë plakun e marrë, që e ka një kokërr tespihe Lulin dhe tespihet e tij do të shpërbëhen si tespihet e plakut Mere”, tha Rama.

---- ---- ----
-----