Ballina Lajme nacionale Përgjimet “nxijnë” qeverinë Rama, Meta me urgjencë në Gjermani për…

Përgjimet “nxijnë” qeverinë Rama, Meta me urgjencë në Gjermani për…

37
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës Ilir Meta mori pjesë në Takimin e 24-të Ndërkombëtar të Berlinit, ku mbajti edhe një fjalë në Mëngjesin e Lutjeve me temë: “Kërkojeni paqen dhe mos iu ndani asaj”, të moderuar nga anëtarët e parlamentit gjerman (Bundestag-ut) Albert Weiler dhe Bernd Rützel, me pjesëmarrjen e zotit Joachim Herrman, Ministrit të Brendshëm të Landit të Bavarisë dhe shumë politikanëve, deputetëve dhe përfaqësuesve të fushave të ndryshme.

Nga ky takim, Kreu i Shtetit dha një mesazh të fortë për BE-në duke kërkuar çeljen e negociatave për Shqipërinë.

“Bashkatdhetarët dhe bashkëatdhetaret e mia presin që negociatat e pranimit me Bashkimin Europian të hapen sa më shpejt, shpresoj këtë muaj, ashtu siç dua t’ju siguroj se ata mbeten po aq kërkues edhe ndaj qeverisë së tyre që ajo të përmbushë detyrimet e të kryejë punët që i takojnë”, deklaroi Meta.

-----