Ballina Lajme nacionale Përgjimet/ Mimi Kodheli: Ndodh prej 30 vitesh që merren vota në këmbim...

Përgjimet/ Mimi Kodheli: Ndodh prej 30 vitesh që merren vota në këmbim të vendeve të punës

29
SHPËRNDAJE

Deputetja e PS, Mimi Kodheli ka deklaruar se në Shqipëri ndodh prej 30 vitesh që premtohen vende punë në kërkim të votës. Duke ju referuar rastit të përgjimit të Astrit Avdylajt me drejtorin e Ujësjellësit në Durrës ku i kërkonte listën e punonjësve dhe kërcënonte ata të PD, Kodheli tha se kjo ka ndodhur gjithmonë, por si deputete skuqet.

“Ajo që ka ndodhur mes bisedës së Astrit Avdylajt dhe drejtorit të Ujësjellësit ka ndodhur gjithmonë. Të gjithë e kemi ditur. Kjo ma rrit përgjegjësinë, ma skuq edhe faqen”, tha Kodheli.

A është Kodheli kundër qeverisë? Ish-ministrja tha në news24 se kështu flitet në media, por e vërteta është ndryshe.

“Shumë media e kanë marrë sikur unë jam kundër qeverisë. Unë kam thënë se qeveria është përgjegjëse për punët e vendit dhe politika për situatën ku ndodhemi”, tha Kodheli.

Gazeta SHQIP