Ballina Lajme nacionale Përgjimet e BILD/ Rama pi kafe me ‘Lali Erin’ dhe ankohet: Po...

Përgjimet e BILD/ Rama pi kafe me ‘Lali Erin’ dhe ankohet: Po na nxijnë me baltë, ai Saliu!

44
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të premte shumë herët, teksa ka shëtitur rrugëve të Tiranës, kryesisht në qendër me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale, shefi i qeverisë është ulur për të konsumuar edhe një kafe në zonën e Shallvareve, ku në tavolinë shihet edhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Rama është pyetur lidhur me përgjimet e mediave gjermane që po tronditin qeverinë dhe ai u përgjigj duke thënë se po hidhet baltë nga opozita. Të njëjtin mendim me të ndau edhe Veliaj, i cili tha se dikush nga Shqipëria po i nxin imazhin vendit në Holandë.

“Jo, jo në atë rast dhe në atë rast i ka marrë ai dakord. Ajo gazeta, ajo gazeta merret me atë punë, i ka marrë ai ja kanë dhënë dhe bëri punën e vetë. Por, shumë shumë baltë po hedhin lart e poshtë. Janë i vetmi rast në botë, ku dalin dhe shajnë vendin e tyre. Nuk e bënë asnjë vend tjetër. Të gjithë kanë opozitë, edhe vendet e BE-së por nuk dalin të shajnë njeri. Asnjë shtet tjetër s’ka fatkeqësinë të ketë Saliun, ky vazhdon akoma dhe e ka me Shqipërinë se ka me asgjë tjetër”, tha Rama.

-----