Ballina Lajme nacionale Përgatituni për dy ditët e ardhshme, iu presin temperatura befasuese

Përgatituni për dy ditët e ardhshme, iu presin temperatura befasuese

23
SHPËRNDAJE

Mësoni se ҫfarë moti do të ketë në ditët në vazhdim.

Gjatë ditës së nesërme fushat e presionit të ulët do të zhvendosen në juglindje të rajonit, e ndërkohë mbi vendin tonë reshjet do të pushojnë, e rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin rritje të lehtë të temperaturave, njofton Prishtina Weather.

Mirëpo, sipas shërbimit të meteorologjisë, “ditën e enjte nga Atlantiku përgjatë Italisë, sërish pritet të depërtojë një turbullirë që do të sjell kushte për reshje lokale shiu dhe bubullima”.

“Nga dita e premte dhe në fundjavë, fusha të presionit të lartë do të shtrihen mbi rajon, ku do të kushtëzojnë përmirësim të motit, me kthjellime, derisa temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme edhe mbi vlera mesatare”, thekson PË.

Parashikimi për datat 25-26 shtator:

25.09.2019 – Kryesisht me vransira dhe intervale të shkurta me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-6m/s. Indeksi UV: 4.

26.09.2019 – Paradite intervale me diell, mundësi për riga lokale shiu. Gjatë ditës pjesërisht vranët, me reshje lokale shiu dhe bubullima. Erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 4-8m/s. Indeksi UV: 5.