Ballina Lajme nacionale Përfundon takimi Mustafa-Kurit, a u pajtuan për koalcion parazgjedhor?

Përfundon takimi Mustafa-Kurit, a u pajtuan për koalcion parazgjedhor?

14
SHPËRNDAJE

Pas diskutimit një orësh, ka përfunduar takimi mes liderit të LDK-së, Isa Mustafës dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kanë përfunduar takimin, ndërsa iu kanë shmangur medieve.

Ata kanë dalë nga objekti ku mbahej takimi dhe nuk janë prononcuar për media.

Mediet nuk janë lejuar as të marrin pamje, por tashmë pritet që përmes ndonjë komunikate për media të jepen detaje nëse do të ketë ndonjë marrëveshje mes dy liderëve opozitarë, raporton EO.

Pas gjendjes së krijuar ne vend, me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, më 22 gusht është caktuar seanca për shpërndarjen e Kuvendit.