Ballina Lajme nacionale Përfundon takimi Haradinaj-Mustafa, AAK mbështet mocionin për rrëzimin e qeverisë

Përfundon takimi Haradinaj-Mustafa, AAK mbështet mocionin për rrëzimin e qeverisë

23
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.Pas takimit, Haradinaj tha se mbështesin mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti, thotë Telegrafi.“Temë diskutimi ishte inicimi i mocionit për shkarkim të qeverisë, Kurti.

Në bisedim me Isa Mustafën  e njoftova se qëndrimi i AAK-së, është pro, ne e përkrahim”, deklaroi Haradinaj para mediave. Lideri i AAK-së, tha se është mirë të ndërmerren veprime dhe të krijohet Qeveria e re, duke shtuar më tej se me Mustafën do të takohet sërish. Ndërkohë, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka pohuar se sot do të nisin me mbledhjen e firmave për mocionin e mosbesimit.

-----