Ballina Showbiz Përfundon në spital artisti i njohur

Përfundon në spital artisti i njohur

10
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në botën artstike.

Steven Adler është shtrirë në spital pas lëndimeve që mori nga therja me thikë.

Ish-anëtari i “Guns N’Roses”, Steven Adler u detyrua të shtriher në spital pasi theri veten me thikë në shtëpinë e tij, shkruan TMZ, transmeton lajmi.net.

Burimet e zbatimit të ligjit thanë për TMZ se dikush nga shtëpia e Adler pak pas orës 6:30 të mbrëmjes së të enjtes ka raportuar se dikush e ka therur veten.

Kur policia arriti në shtëpi, mësuan se ai që u plagos me thikë në stomak ishte Adler.

Burime të “TMZ” thonë se artisti u dërgua në spital me lëndime joserioze dhe se nuk dyshohet se në këtë incident ka qenë i përfshirë edhe dikush tjetër.

Adler për vite me radhë ka luftuar me varësinë nga substancat narkotike, madje kishte folur edhe publikisht për këtë varësi.

-----