Ballina Lajme nacionale Përfshihet nga flakët në ecje makina në Fier, shpëton shoferi

Përfshihet nga flakët në ecje makina në Fier, shpëton shoferi

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Përfshihet nga flakët në ecje makina në Fier, shpëton shoferi

Një automjet tip “Hyundai” është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier- Patos, pranë stacionit të lagjes “1 Maji”. Mësohet se mjeti ka qenë në ecje kur papritur ka marrë flakë, por fatmirësisht nuk është shkrumbuar plotësisht.

Drejtuesi i mjetit ka dalë menjëherë nga makina sapo ka vënë re tymin që kishte nisur të dilte nga pjesa e kroskotit.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërkohë Policia dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje.

Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:30, në lagjen “1 Maj”, në ecje e sipër ka marrë flakë mjeti tip “Hunday”, në pronësi të shtetasit M. A., ku është djegur pjesa e përparme e tij.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motor. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimi zjarrfikës dhe ato policore, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Përfshihet nga flakët në ecje makina në Fier, shpëton shoferi
Klodian Bereti

---- ---- ----
-----