Ballina Lajme nacionale Përfitimi i Kosovës nga Mini-Shengeni!

Përfitimi i Kosovës nga Mini-Shengeni!

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Çka fiton Kosovanga Mini-Shengeni?

Mospjesëmarrja e Kosovës në samitin e Tiranës, ku mori pjesë edhe Presidenti Serb, Aleksandar Vucic, e hidhëroi mjaftë shumë Kryeministrin Shqiptar, Edi Rama.

Madje kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se këtij refuzimi për bashkëngjitje në iniciativën për krijimin e ‘Mini-Shengenit’ ballkanik, nuk do t’ia shihje hajrin vendi fqinj.

Por, ndryshe mendojnë disa nga ekonomistët kosovarë.

Naim Gashi po konsideron se, një ndër pikat e së cilës është edhe lëvizja e lirë e mallrave në vendet e Ballkanit Perëndimorë nuk është e favorshme për Kosovën.

Ky thotë se Kosova do të humbiste shumë me këtë marrëveshje.

Ndërsa, Artan Murati, monitorues i dialogut me Serbinë, thotë se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizje të lirë, nuk mund të zbatohet.

“Ndonesë Kosova dhe Serbia janë dakorduar për marrëveshje për lëvizje të lirë, ajo është zbatuar me shumë probleme dhe në disa raste ka pasur tendenca për të mos u zbatuar fare, andar në këto kushte Kosova nuk do të përfitonte asgjë nëse do të ishte pjesë e Minishengenit Ballkanik”, ka thënë ai.

---- ----
----
----- ----
-----