Ballina AKTUALE Përfaqësuesit politik nga Lugina pjesmarrës në komferencën “Roli i Shqipërisë në promovimin...

Përfaqësuesit politik nga Lugina pjesmarrës në komferencën “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”

21
SHPËRNDAJE

Sot në Tiranë po mbahet komferenca mbarëkombëtare e organizuar nga ministri për europën dhe punë të jashtme të Shqipërisë z. Gent Cakaj, pjesmarrës në këtë komferencë janë përfaqësuesit politik nga trevat Shqipëtare, e aty po marrin pjesë politikanët nga Lugina të cilët po kërkohet mbështetja ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Republikën e Kosovës

Ragmi Mustafa ish kryetarë i komunës së Preshevës në fjalin e tij në konferencën e organizuar nga ministri për europën dhe punë të jashtme të Shqipërisë z. Gent Cakaj në Tiranë. në këtë konferencë gjithkombëtare me politikan nga gjitha trojet etnike shqiptare ka kërkuar për të satën herê me radhë nga të gjithë mbështetjen ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës për BASHKIM me Republikën e KOSOVËS. Në këtë proces nuk do të ndalemi asnjëher dhe kudoqoftë! Gëzuar festat e Nëntorit! RM

Thellimi i marrëdhënieve brenda shqiptareve është sa detyrë kombëtare e historike aq edhe interes politik e strategjik.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme organizon sot Konferencën Mbarëkombëtare me temë “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”.

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u shpreh në nisje të konferencës se, roli i shqiptarëve është i patjetërsueshëm në mbështetje të proceseve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor.

“Roli i shqiptarëve është i patjetërsueshëm në mbështetje të proceseve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor! Sidoqoftë, procesi i integrimeve euroatlantike nuk zëvendëson domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit mbarëkombëtar! Këtu veçanërisht duhet theksuar rëndësia e bashkërendimit të plotë të politikës së jashtme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”, tha Cakaj.

“Thellimi i marrëdhënieve brenda shqiptareve është sa detyrë kombëtare e historike aq edhe interes politik e strategjik. Bashkë”, nënvizoi Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj. /gj.mima/j.p/