Ballina Lajme nacionale Përfaqësuesit e LDK-së takojnë zv/presidentin e PE-së, flasin për dialogun me Serbinë

Përfaqësuesit e LDK-së takojnë zv/presidentin e PE-së, flasin për dialogun me Serbinë

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

LDK takon zv/presidentin e PE-së, flasin për dialogun me Serbinë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani sot takuan zëvendës Presidentin e PE-së Rainer Wieland së bashku me 20 përfaqësues senior të CDU-së.

“Hoti në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LDK-së falënderoi Wieland dhe të pranishmit për angazhimin e tyre dhe mbështetjen e vazhdueshme në shtet ndërtimin e Kosovës.

Në takim u diskutua për sfidat e brendshme të Kosovës në tema të ndryshme si sundimi i ligjit dhe për çështje që lidhen me politikën e jashtme siç është dialogu me Serbinë”, thuhet në njoftimin për media.

Në fund të takimit Wieland falënderoj Hotin për takimin si dhe theksoj edhe një herë se LDK mbetet partneri me kredibil për procesin e integrimit euro-atlantik te vendit tonë.

---- ----
-----